Shembja e “Prestige Resort”, Rama: S’ka lidhje me median, por me fundin e një historie mizerabël ndërtimesh në shkelje të ligjit

schedule16:57 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 16:57 - 4 Dhjetor, 2022

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, pas shembjes së kompleksit “Prestige Resort.”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën  rreth orës 15:00 me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.

Kryeministri shkruan se ky operacion nuk ka lidhje me medien, por me fundin e një historie ndërtimesh pa leje.

Deri tani janë 15 vendime konfiskimi, dhe siç theksoi kryeministri, kontrollet do të vazhdojnë.

Rama: Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj! Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!