Shembja e banesave te “Vasil Shanto”, policia shoqëron pronarin që bëri rezistencë

schedule16:31 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:31 - 25 Gusht, 2020

Policia shoqëron në komisarjatin numër 2 në Tiranë, Mustafa Gjatën, pronarin e shtëpisë që kundërshtoi shembejn e objektit pasi nuk kishte marrë paratë e shpronësimit.

Abcnews.al mëson se Gjata është shoqëruar për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Më herët, sot është arritur një marrëveshje me familjen e Mustafa Gjatës, i cili deklaroi se ai dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes, nuk do të pranonin që ta lironin shtëpinë.

Kështu, banesa nuk do të shembet ditën e sotme pasi familja nuk ka ku të shkojë. INUV u ka konfirmuar që janë hedhur paratë në llogarinë e kryefamiljarit.

Nga ana tjetër punëtorët e bashkisë kanë filluar që të zhvendosin orenditë e shtëpisë.

Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e 2 banesave në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve.

Edhe pse rezistenca nuk mungoi nga banorët, një nga banesat tashmë u shemb. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!