Një urë është rrëzuar paraditen e së martës në pjesën lindore të Tajvanit. Në kohën që ura shembet mbi të ndodhej një autocisternë e cila ka rënë mbi disa varka shpëtimi duke marrë flakë. Një helikopter, disa peshkarexha dhe rreth 60 ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit. Sipas mediave mendohet të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar në varka. 10 persona janë shtruar në spital prej të cilëve gjashtë në gjendje të rëndë.
Ura e gjatë 140 metra u shemb paraditen e sotme në një pjesë shumë të populluar të fshatit të peshkatarëve që ndodhet në bregun e paqësorit. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie por autoritet fajësojnë stuhinë që përfshiu vendin dotët e fundit, e që mund të ketë ndikuar në dobësimin e strukturës. Ura Nanfangao ishte dhe një pikë turistike që tërheq shumë të huaj. Në funksion që në vitin 1998 ajo u ndërtua për të zëvendësuar një urë më të ulët që ndalonte kalimin e peshkarexhave më të mëdha. Ura ishte 18 metra e lartë. /ABC news Albania 24/7