Shembet pika e karburantit, 3.8 milionë lekë gjobë pronarit

schedule16:13 - 21 Tetor, 2021

schedule 16:13 - 21 Tetor, 2021

Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja.

IKMT thekson se operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare. Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një proces të vazhdueshëm për kontroll të plotë të territorit. Në funksion të kësaj së fundit, IKMT thotë se pritet që Shqipëria të blejë edhe dronë super-inteligjentë./ Abcnews.al