Shembet një pjesë e rrugës që lidh Belshin me Peqinin

schedule16:51 - 24 Janar, 2019

schedule 16:51 - 24 Janar, 2019

Fundoset një pjesë e rrugës që lidh Belshin me Peqinin dhe rrugën nacionale Elbasan-Durrës.Shembja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gryksh i Vogël të Peqinit. Si rezultat i erozionit të tokës dhe gërryerjeve nga rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Shkumbin është shkatërruar dhe fundosur një segment i rrugës automobilistike.

Rruga është bërë e rrezikshme dhe nëse shembja vazhdon rrezikon të paralizojë qarkullimin në një nga akset më të rëndësishme që lidhin mes tyre fshatrat e një pjese të Peqinit me Belshin. Drejtuesi i Njësisë Administrative Shezë Shefqet Tabaku  ka vënë në dijeni bashkinë e Peqinit. Kjo e fundit mesohet se ka dërguar në terren specialistët përkatës dhe ka përgatitur projektin për ndërhyrje emergjente në këtë segment rrugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!