Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në Pakistan.
Në ndërtesë jetonin rreth 100 persona. Autoritetet, ekipet e emergjencës janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërsa dyshohet se 10 persona mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

