Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet një ndërtesë në Filipine, 3 të vdekur dhe 17 të zhdukur

schedule09:53 - 25 Maj, 2026

schedule 09:53 - 25 Maj, 2026

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër, e cila u shemb në Filipine, duke dëmtuar pjesërisht edhe një hotel fqinj.

Autoritetet raportojnë deri tani tre viktima dhe 17 persona të zhdukur. Sipas autoriteteve lokale, një shtetas malajzian që ndodhej në hotelin pranë ndërtesës humbi jetën nga shembja. Dy punëtorë të tjerë, të cilët mbetën të bllokuar nën rrënoja, u nxorën të gjallë nga ekipet e emergjencës, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!