BERAT- Një masiv shkëmbor është shkëputur nga faqja e malit në aksin rrugor Berat-Çorovodë. Për disa kohë rruga qëndroi totalisht e bllokuar për shkak se shkëmbinjtë e shembur kishin zënë çdo pjesë të rrugës.
Është dashur ndërhyrja me fadromë për të larguar gurët nga rruga dhe për të hapur qarkullimin.
Postimi i ARRSH:
Në aksin Berat-Çorovodë, km 36 në Kakruk, pati rënie gurësh në trup të rrugës
Kompania e mirëmbajtjes menjëherë mori masa për hapjen e rrugës pa lejuar bllokimin e trafikut në më pak se një orë
Tashmë rruga është e hapur në të dyja senset e lëvizjes