Shembet nga bora streha e një karburanti në Shkodër, vdes punëtori

schedule18:40 - 10 Janar, 2019

schedule 18:40 - 10 Janar, 2019

Një person raportohet se ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur nga pesha e deborës. Viktima është Tonin Loci, punonjës i karburantit. Sipas të dhënave të para fillimisht në karburant ka rënë zjarr për shkaqe ende të paqarta dhe më pas është shembur streha. Punonjësi i karburantit ka mbetur i bllokuar aty dhe për pasojë ka humbur edhe jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al/