Shembet miniera e arit në Rusi, bllokohen 13 minatorë

schedule12:56 - 19 Mars, 2024

schedule 12:56 - 19 Mars, 2024

Trembëdhjetë minatorë u bllokuan pas shembjes së galerisë në një minierë ari në rajonin Amur të Rusisë.

“Po rikthehen komunikimet dhe po kryhet pastrimi i mekanizuar i shpatit të malit”, bëri me dije Ministria e Emergjencave në rrjetet sociale.

Aksidenti ndodhi në minierën Pioneer, një nga minierat më të mëdha të arit në Rusi bazuar në kapacitetin e përpunimit. Miniera ndodhet në rajonin Amur të Siberisë Lindore që kufizohet me Kinën në jug.

Miniera është në pronësi kompanisë ruse Petropavlovsk, e cili në vitin 2022 u paraqit për administrim pasi sanksionet perëndimore ndaj Gazprombank, huadhënësi i saj kryesor dhe blerësi i vetëm i arit të tij, e lanë atë në vështirësi për të shlyer borxhin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!