Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit në njësinë administrative nr 4.
Shembja e këtij pallati u përgatit nga IKMT dhe forcat xhenjiere të ushtrisë, pasi instituti i ndërtimit me anë të ekspertizës së thelluar kishte vendosur shembjen e tij.
Pallati në fjalë u shpall i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe banorët që jetonin aty u zhvendosën drejt shtëpive të tjera dhe jetojnë aktualisht me qira./abcnews.al/