Shembet mbikalimi i metrosë në kryeqytetin e Meksikës,15 të vdekur dhe rreth 70 te plagosur

schedule07:24 - 4 Maj, 2021

schedule 07:24 - 4 Maj, 2021

Ka shkuar në 15 numri i viktimave pas shembjes së mbikalimit të metrosë në kryeqytetin e Meksikës.

Si pasojë e shembjes, 70 të tjerë janë plagosur, ndërsa bëhet me dije se mbikalimi është shembur gjatë natës.

Ndërkohë ekipe të zjarrfikëses dhe ekipet e shpëtimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes ku edhe po bëjnë të mundur shpëtimin dhe gjetjen e sa më shumë jetëve.

 

 

Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civili janë angazhuar në operacione shpëtimi.

 

 

 

 

 

/abcnews.al/