Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë të zhdukur si pasojë e shembjes së një hoteli në Kinë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin kinez të Suzhou, duke vrarë tetë persona dhe duke lënë të zhdukur nëntë të tjerë.
Ndër të tjera raportohet se ekipet e kërkimit janë duke punuar për gjetjen e trupave të nëntë personave të zhdukur nën rrënoja.
Hoteli Siji Kaiyuan i ndërtuar në 2018 është shembur mbrëmjen e djeshme dhe nuk dihen ende shkaqet, të cilat po hetohen. Është bërë me dije se pjesa e hotelit që u shemb ishte 3-katëshe dhe kishte 54 dhoma./abcnews.al