Shembet godina në Laç, dy vëllezërit procedojnë institucionet për dëmin e bërë

schedule11:48 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:48 - 26 Korrik, 2020

Një ndërtesë trekatëshe është shembur mëngjesin e së dielës në Laç. Kjo godinë është në pronësi të dy vëllezërve Zyma, të cilët e kishin ndërtuar për biznes disa vite më parë.

Pranë kësaj ndërtese është vendosur të bëhet sheshi i ndërtimit për banorët e Laçit të cilëve ju dëmtuan banesat nga tërmeti.

Pronarët e godinës e kane kundërshtuar vendimin e bashkisë së Laçit per te shembur ndërtesën pasi ka një vlerë të madhe investimi ndërsa, sipas tyre, komisioni ka dhënë një pagesë mjaft të ulët.

Me dhjetëra forca policie kane rrethuar që në orët e para të mëngjesit godinën , ndërsa pronarët jënë lajmëruar vetëm tre ditë më parë, dhe kështu ata nuk kanë mundur të largojnë materialet që ndodheshin brenda.

Sipas pronareve shembja e godinës u ka shkaktuar një humbje të madhe nga investimi i disa viteve. Për këtë rast, dy vëllezërit kanë proceduar institucionet dhe sipas tyre do ta ndjekin procesin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!