Mëngjesin e së enjtes është shembur argjinatura që ndodhet në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli se një pjesë e fshatit dhe zona të tjera pranë janë ende të rrezikuara nga shpërthimi i kësaj argjinature.
Si pasojë e shembjes, prezencë uji në rritje ka tashmë në banesat që ndodhen pranë argjinaturës ndërsa banorët janë shprehur se dëmet janë të mëdha. Siç raportoi gazetari Shkreli, kjo argjinaturë është ndërtuar në vitet 2010-2011, megjithatë menjëherë i janë shfaqur problemet.
Në argjinaturë po bëhet një ndërhyrje emergjente për të bllokuar rrjedhën. s.b/abcnews.al/