Një shkallë e Teatrit Globe, teatri brenda Villa Borghese në Romë, u shemb në fund të një shfaqjeje për shkollat e mesme.
Spektatorët, nxënës të moshës 16 deri në 17 vjeç të shoqëruar nga mësuesit, po largoheshin kur objekti u shemb.
Sipas medies italiane 12 persona kanë mbetur të plagosur, 5 të rritur dhe 7 fëmijë.
Askush nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.
“Duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi. Këtë verë shkallët iu nënshtruan mirëmbajtjes”, tha kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri.
“Është e qartë se diçka nuk funksionoi, duhet sqaruar. . Zjarrfikësit janë duke i bërë konstatimet dhe më pas do të ketë hetim nga organet e drejtësisë”.
Tani Teatri do të jetë jashtë funksionit dhe nuk dihet se sa kohë do të marrë rikonstruksioni./Abcnews.al/