Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sheikët “zbulojnë” sërish Mitaj/ Mbrojtësi kuqezi shkëlqen, Champions i Azisë më pranë

schedule14:05 - 15 Maj, 2026

schedule 14:05 - 15 Maj, 2026

Nuk ka njohur në karrierë sezon më të vështirë. Mario Mitaj shpesh herë ka qenë në tribunë, dhe pa asnjë justifikim teknik, por sa më tepër edicioni I afrohet fundit, aq më e mirë bëhet fati I tij.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare ishte titullar për të katërtën ndeshje radhazi në Ligën Profesioniste Saudite, dhe u dallua jo pak në një sfidë me rëndësi të veçantë.

Së pari, krijoi golin e avantazhit 1-0 jashtë fushe.



Harkimi I tij për shënuesin e dalluar, Husem Auar, ishte I përpiktë.

Kampionia e vendit, Al Itihad, pra ekipi I tij, ishte mik tek Al Etifak, dhe duhej vetëm suksesi për të mbajtur vendin e pestë në kampionat e për të qenë në plej ofin për të siguruar Championsin e Azisë sezonin që vjen.

Ia doli mbanë me shifrat 3-1, dhe me Mitajn gjatë gjithë kohës në fushë. Futbollisti kuqezi luftoi fort në mbrojtje, duke mbuluar si përherë krahun e majtë.

Ishte I fortë në dyluftime dhe në rreshtimin taktik, në koordinim me shokët e duke krijuar me sukses pozicionin jashtë loje.

Për gjithçka që bëri mori notën 7.5, duke qenë më I treti më I miri tek Al Itihadi, pas lojtarëve të sulmit Diabi e Auar.

Siç e thamë, sezoni I Mitajt është vërtet I habitshëm.

Ai ka luajtur 19 ndeshje në kampionat, dhe 19 herë titullar, ndërsa 13 herë të tjera ka qenë në tribunë.

Në total, ka një gol e dy asistë, ndërsa fitorja 3-1 bëri që Al Itihadi ta sigurojë vendin e pestë dhe të luftojë për të hyrë në Championsin e Azisë sezonin që vjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!