Shehu: Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash COVID-19

schedule18:22 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:22 - 22 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës së COVID-19.

Shehu shprehet se qeveria nuk bën gjë tjetër veçse propagandë, dhe se siç ai kishte paralajmëruar, qeveria njoftoi se do të sigurojë vaksinën nëpërmjet COVAX.

Shehu shton se COVAX është një organizëm i krijuar së fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI për të krijuar një balancim në shpërndarjen e vaksinës mbas prodhimit të saj, kryesisht për botën jo të zhvilluar, për të cilën dhe BE ka dhënë një financim prej 400 M $, pra për jo më shumë se 20 milion të vaksinuar, ndërsa ShBA e ka bojkotuar si të pa besueshëm.

Gjithashtu ai thekson se qeveria duhet të kontaktojë direkt me prodhues seriozë.

Statusi:

Qeveria i hipen “breshkes” per nje grusht vaksinash Covid.

Sot Qeveria angazhohet me pompozitet, sic une e kisha paralajmeruar, se do te siguroje vaksinen Covid nepermjet COVAX- prit “gomar te mbije bar” i thone!

COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem.

Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.

Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur Qeveria jone duhej:

—Te kontraktoje direkt me prodhuesit serioze te mundeshem ose nepermjet qeverive te shteteve kryesore te Europes per te siguruar vaksinimin gratis te reth 2 milion qytetareve, ne nje kohe te njejte me ate te vendeve te BE.

Per fatkeqesine e shqiptareve kjo Qeveri di vetem “te kakarise” pa bere veze”!

Por jo per shume gjate tashme!;i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!