Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë zyrat,as në kohën e komunizmit nuk ndodhte një gjë e tillë

schedule13:47 - 12 Mars, 2021

schedule 13:47 - 12 Mars, 2021

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu në një deklaratë për mediat ka komentuar përplasjen e ndodhur mesditën e kësaj të premte.

Shehu është shprehur se askush nuk do i zaptojë zyrat e FRD-së, ku ka theksuar se as në kohën e Enver Hoxhës nuk prekeshin zyrat e partive.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në mëngjes ka tentuar të kontaktojë me Veliajn por e ka pas të pamundur.

LEXO EDHE: “Dil jashtëë…”! Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Grusht shteti, ju çoj me duart e mia në burg

Më lejoni që tju falënderoj për misionin që keni dhe i vetmi pushtet i demokracisë është media, prania juaj e dëshmon këtë. Falenderoj Vasilin për solidaritetin, në Dibër kemi një fjalë të urtë”Dardha e ka bishtin mbrapa”, kjo është për ato që kuptojnë. Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe President”, ka thënë Shehu. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!