Shehi: Qeveria fshihet pas fatkeqësive; Tabaku: Ky Akt Normativ s’ka lidhje me pandeminë

schedule11:12 - 6 Tetor, 2021

schedule 11:12 - 6 Tetor, 2021

Në mbledhjen Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet për Aktin Normativ të qeverisë lidhur me buxhetin e shtetit, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se qeveria po fshihet pas fatkeqësive.

Shehi komentoi gjithashtu edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike. Sipas tij kjo nuk është fatkeqësi natyrore, megjithatë shton se qeveria ka konsumuar të gjitha mjetet financiare për të përballuar këtë situatë që mund të vijë.

“Ku jemi me borxhin publik? Kemi dy tre vjet që fshihemi pas këtyre fatkeqësive. Buxheti shqiptar ka një defekt që është struktural prej 15 vitesh. Ku paska ecur kaq shumë unaza e Tiranës që iu dashkan dhënë ca pare. Zoti kryeministër them pa të drejtë foli për energjinë, për një lloj krize të re që nuk është fare fatkeqësi natyre, e cila do të ketë nevojë përpara në fund të vitit. Ato realisht mund të jetë dramatike. Ne i kemi konsumuar mjetet financiare që tani. Ku do shkojmë kur të vijnë realisht ato. Atëherë hajde ti biem përgjysmë kësaj pune dhe kur të vijë puna deri në fund të vitit do të bëjmë prap ne ndonjë akt normativ. Ne i kemi konsumuar të gjitha mjetet financiare,” tha ai.

Po ashtu edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se është dakord me dekretin epresidentit Meta në lidhje me Aktin Normativ. Ajo tha se kishte dëgjuar ministren e Financave në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje që Akti Normativ i qershorit 2021 nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 miliard lekë për AKSHI apo 1 miliard lekë për dronët që blihen nga Turqia,” u shpreh ajo ndërsa vuri në dukje disa nga shpenzimet e cituara në Aktin Normativ 2021 nga qeveria.

“Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një AN  për këto çështje por për disa çështje “ nënvizoi ajo ndërsa vuri në dukje se shpenzimet në Akti Normativ 2021 nuk kanë lidhje me zërat.

Tabaku tha se zërat për infrastrukturën rurale, infrastrukturën rrugore apo ujësjellësin nuk kanë përse të merren me një Akt Normativ që gjoja kërkon vëmendje për pandeminë.

“Shqipëria, me të drejtë thotë dekreti i presidentit kishte mbështetjen më të ulët në rajon. Këtu kam shifrat KE vetëm ka dhënë rreth 230 milion euro. Në total 1 miliard euro mund të enë marrë gjatë vitit të kaluar. Si u shpenzuan 1 miliard euro në ekonomi ku vetëm 120 milion u shpenzuan për shërbime direket? Sa është fatura e detyrimeve të prapambetura që ka qeveria? Ka një sërë elementësh që do të kemi kohë për t’i diskutuar. Argumentet e dekretit të presidentit qëndrojnë. Nuk ka asnjë urgjencë TK që të bëjmë një akt normativ. Janë të gjitha të parashikueshme.

Zonja ministre bashkë kemi diskutuar që shifrat e INSTAT nuk kanë qëndrueshmëri. Shifrat e fundit reflektojnë së pari jo situatën reale në terren. Ke sektorin më të madh bujqësinë që e ke në rënie. Kur lexojmë shifrat e kuptoj pjesën e propagandës. Nuk besoj e të dalin dy ministra të qeverisë se janë paguar para nga buxheti i shtetit për ndërtimin se në Tiranë po ndërtohet me para të pista e thonë agjencitë e huaja,” tha ndër të tjera Tabaku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!