Shehi: PS po mbledh vota me paratë e tërmetit në periferi të Tiranës

schedule13:13 - 14 Prill, 2021

schedule 13:13 - 14 Prill, 2021

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi njëherësh kandidat në listat e PD,  ka deklaruar se PS po mbledh vota me paratë e tërmetit në periferi të Tiranës.

I ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Shehi tha se ka kaluar një vit e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk është inauguruar asnjë kompleks, por vetëm banesa individuale në fshatra. Sipas tij socialistët po përdorin paratë e tërmetit për të mbledhur vota.

“Rindërtimi, janë marrë fonde dhe nuk di ku po shkojmë. Nëse më gjeni ju pas 1 vit e gjysmë të paktën një kompleks që inaugurohet përveç shtëpive individuale. Janë marrë para me grushta. Kur u bë një paketë e madhe e mbani mend çfarë lavdërimi bënte. Këto i mbajnë si para xhepi këta i shpërndajnë për vota. Atje ku janë bërë dëmet më të mëdha nuk e çajnë kokën. Këta kanë dalë të mbledhin vota në periferi me paratë e tërmetit. Ky na paksa shpëtuar nga tërmeti dhe vdekja dhe duhet ta votojmë”, tha Shehi.

Duke komentuar procesin e vaksinimit në vend, Shehi nuk kurseu kritikat ndërsa pranoi se ka bërë vaksinën kineze. Kreu i LZHK tha se do të donte të kishte marrë vaksinën Pfizer, duke shtuar se qeveria ka sjellë në vend vaksina jo cilësore. Shehi tha se deri më sot janë vaksinuar vetëm 5% e shqiptarëve dhe se të tjerat janë gënjeshtra.

“Edhe unë kinezen kam bërë. Po do kisha preferuar të bëjë Pfizer. Ka sjellë ato që janë më të lira. Ne nuk i marrin direkt nga vendet prodhuese. Do të jemi borxh disa shteteve që nuk u kemi asnjë borxh. Ky është një spostim nga të gjitha akset.

Dëgjova që po marrin ruse nga Rusia. Është më e ndershme kjo sesa rusi të na hyjë nga penxherja arabe.  Unë po ju përmend. Shikojeni me kujdes shifrat sa vaksinohen dhe mos dëgjoni këto përralla,” deklaroi Shehi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!