Shehi: Politika është bërë “kënetë”, të ndryshojmë ligjin elektoral

schedule19:41 - 6 Shtator, 2022

schedule 19:41 - 6 Shtator, 2022

Kreu i Lidhjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka treguar formulën se si opozita duhet të bashkohet përballë pushtetit dhe para zgjedhjeve lokale.

I ftuar në “Radari Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Shehi tha se çështje të rëndësishme për opozitën janë ligji elektoral dhe reforma administrative-territoriale.

Shehi tha se këto janë dy çështje të rëndësishme rreth të cilave opozita duhet të bashkohet.

“Ka një zgjidhje, por është në qoftë se betejën e shtrojmë në rrafshin poltiitk, dalim nga beteja mes njerëzve dhe personave. Duhet të bëjmë një skaletë politike, kush janë prioritaret për ne në jetën parlamentare. Për mua hall i madh është mbas kaq viteve politikë, a do bëjmë një ligj të ri për zgjedhjet politike që i bashkon shqiptarët. A janë dakord këta që të ndryshojmë ligjin elektoral të vitti 2009, se që atëherë nuk bëhet më politikë, është kënetë. Deri atëherë dilte ndonjë parti e re se e jepte ligji të drejtën. Mbas 2009 nuk del më gjë sepse e projektoi politikën shqiptare që do jetë o PD ose PS, o Berisha, o Edi Rama.

Nëse biem dakord të ndryshojmë ligjin, të Alibeajt apo Berishës të jenë, do i nënshtrohen kësaj ideje. Por a u intereson këtyre realisht?

Unë them të hapim derën që të hyjnë forca të reja, mos i konsiderojmë si armiq. Teza e dytë është a do hyjmë në zgjedhjet lokale që i kemi abandonuar dy herë. A do pranojmë që kemi gabuar dhe kush është formula që ndërtohet një politikë e re për pushtetin lokal. ky ligj tregoi që dy palë zgjidhje se nuk funksiononte. Shtimi i bashkive është pjesërisht zgjedhje.

Koha tregoi që ne që mendonim për 90-100 (bashki) kishim të drejtë. Edi Rama ua ka marrë të gjitha pushteteve lokale. Është çështje pushteti, pavarësie.

Ne si opozitë kemi ligjin për zgjedhjet politike, për administratën territoriale, kemi disa tema të mëdha rreth së cilave bashkohemi”, tha Shehi. /abcnews.al