Shehi për aksionin opozitar: Bojkot parlamentit formal, por jo zgjedhjeve

schedule15:56 - 21 Shtator, 2018

schedule 15:56 - 21 Shtator, 2018

Mungesën e opozitës në seanca plenare, prej ktij sesioni parlamentar edhe për çështje të cilat janë parësore për shqiptarët, Dashamir Shehi, aleat parlamentar i demokratëve e konsideron të domosdoshëm sa kohë parlamentin e konsideron institucion formal. Ky bojkot parlamentar kushtëzohet me përgjigjen që do të marrin propozimet e demorkatëve, por kurrsesi nuk prek pjesmarrjen e opzoitës në zgjedhje sipas tij.

Rasti i ligjit për Teatrin Kombëtar i cili bëri dallimin mes opozitës dje. Dhe sot për aleatin e demokratëve në krye të Lëvizjes pëe Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi  tregon vetëm një anë të medaljes së përshkallëzimit të paralajmëruar të opozitës në këtë session të ri parlamentar.

“Sepse duke qënë aty ne legjitimojmë një proces të paligjshëm që në princip dhe antikushtetues. S igurisht që beteja për teatrin vazhdon, jashtë parlamentit në piazze në media”.

Pjesë e këtij aksioni janë edhe propozimet e institucionalizuara të opozitës, sjellja e mazhorancës karshi të cilave do të përcaktojë edhe nivelin e përshkallëzimit të aksionit opozitar, thekson Shehi.

“I kemi çu propozime si mund të rifusim në shina sistemin e drejtësisë, prokurore e përgjithshme edhe do vazhdojmë të çojmë më shumë, kemi një paketë me 5 ligje konkrete edhe për ekonominë edhe sistemin e ri zgjedhor kësaj torte i kemi vënë këtë qershinë sipër, vettingun në politikë”.

Opozita, në gjendjen kur shteti ka rënë moralisht por edhe institucionalisht, sipas Shehit, është nëj front i hapur, bashkimi me të cilën nuk tregon domosdoshmërisht përkatësi partiake.

“Po bashkohemi të gjithë me shpresën për të rindërtuar shtetin shqiptar, pasi ta vëmë në disa binarë normaliteti hajde ta ndajmë mes të majtëve dhe të djathtëve, por duhet me e bë një copë shteti se sot nuk ka”.

Për këtë, afrimin e një partie si ajo e Shpëtim Idrizit, nuk e sheh në dëm të një tjetër aleati si Vangjel Dule.

“Unë gjykoj që edhe idrizi edhe dule e kanë kuptuar që ktu diçka duhet lëshuar nga tezat ekstreme për të krijuar harkun e madh kombëtar, sigurisht mbrojtja e komuniteteve do vazhdojë si pjesë organike e këtyre partive, por deri më sot jemi bashkë”.

Sa i përket deklaratave të ish kryeminsitrit Berisha se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të hyet në zgjedhje.

“Ka të drejtë që situata është rënduar saqë me ktë nuk hyet dhe ktë po mundohemi të bëjmë, ose ta izolojmë në disa binarë kushtetues ose ta largojmë por ne nga zgjehdjet nuk heqim dorë kurrsesi, sepse kjo pastaj është vetvrasje , ditën që fillon që sot për të thënë që neser nuk hyj në zgjedhje është dita kur humbet besimin”.

Është reagimi i intelektualëve dhe qytetarëve ajo që mund të bëj ndryshimin për Dashamir Shehin, i cili prêt nga vetë ata gjykimin e alternativës që opozita ka parashtruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!