Shehi: Laçi i fortë, Tirana ime s’duhet të mos pësojë si më parë! Fusha na penalizon

schedule14:14 - 2 Tetor, 2021

schedule 14:14 - 2 Tetor, 2021

Tirana duhet të reagojë nesër kundër Laçit, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë. Në prag të këtij dueli ka dalë para mediave trajneri Orges Shehi, i cili fillimisht para mediave tha:

“Kemi ndeshje të rëndësishme nesër, kjo edhe për shkak se kundërshtari është faktor në futbollin shqiptar në vitet e fundit. Mbase donin më shumë pikë dhe kjo e bën një skuadër të fortë”, tha fillimisht me të tjerave Shehi.

Më tej ai vuri në dukje një problematikë: “Skuadra ka fizionominë e lojës, por penalizohemi për shkak të fushës dhe orarit. Kjo na ul ritmin, duhet të jemi më të shpejtë. Kemi vend për përmirësim nga ndeshja në ndeshje. Duhet të jemi mirë nesër, që të mos pësojmë gola që i kemi pësuar në këto javë”.

Kampionati shqiptar është i fortë, këtë e tregojnë edhe lojtarët e Kombëatres kur vijnë luajnë këtu. Thonë se ka skuadra të forta dhe këtë e tregon edhe loja. Infrastruktura dhe orari ndikojnë shumë, pse ndeshjet në Elbasan apo në “Air Albania” dalin mirë?”, përfundoi Shehi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!