Tirana u ndal në një barazim pa gola kundër Bylisit dhe normalisht trajneri Orges Shehi nuk ishte i kënaqur me rezultatin. Bardheblutë për momentin janë ngjitur në vendin e katërt, në pritje të rezultateve të rivalëve ditën e nesërme.
Shehi, pas barazimit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Duhet shënuar për të fituar. Rastet i patëm, nuk bëmë lojë brilante. Gjithsesi ishte lojë e mirë nga ana jonë. Ky është futbolli”.
https://streamable.com/xz68ec
“Mund të ishte zgjidh më mirë rasti i Seferit, por nuk merrem me gjëra individuale. Po të shënonim do bëhej më e thjeshtë dhe mund të shkonim drejt tre pikëve. Kishte mundësi tjetër interpretimi ai rast. Nuk i thashë ndonjë gjë të madhe, thjesht shëno po të erdhi një rast tjetër”.
“Kukësi është ndeshje tjetër, pasi janë ekip që lënë hapësira. Na ndëshkuan me një goditje dënimi. Skënderbeu e Bylisi vetëm mbrohen dhe ka pak hapësira. Me një rast të vetëm duhet të shënosh, pasi pastaj bëhet më e lehtë. Duhet ta kishim zgjidhur me rastet e krijuara në pjesën e parë. Ndaj e kemi të vështirë me ekipe që mbrohen me shumë lojtarë”.
“Duhet të finalizojmë, të shërbejmë. Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur ndeshjen. E thashë, një rast mbyll ndeshjen. Ndoshta menduam se do kishim raste të tjera, por me kalimin e minutave bëhet edhe më e vështirë. Duhet të shërbejmë tek ai që e ka më mirë. Sulmuesi nga natyra do të shënojë. Po të ishte në fund besoj se do të kishte shërbyer”, përfundoi Shehi. /abcnews.al