Shehaj me tone të larta ndaj Xhaçkës: Ku i gjetët milionat? Ministrja: Turp! Pagove për mandatin e deputetit

schedule12:10 - 23 Qershor, 2022

schedule 12:10 - 23 Qershor, 2022

Deputeti Agron Shehaj është treguar i ashpër me akuzat e tij ndaj ministres Olta Xhaçka, në lidhje me investimet strategjike. Shehaj ka kritikuar ministren ndërsa i ka kërkuar asaj që të justifikojë se ku i gjeti paratë për Investimet Strategjike.

Shehaj: Pasi kanë qëndruar në pushtet për 8 vite bëhen me resorte. Ky është fakt, dokumenti është fakt, ju thoni janë broçkulla. Nëse është thjesht si thoni ju, Kushtetuta Shqipëria është vend i korruptuar dhe Kushtetuta ka një nen që ndalon që ju të fusni duart në pronat publike. Ju nuk vjen vjen turp vini këtu me xhepa bosh dhe dilni me resorte me pesë yje. ku i gjetët milionat, dil këtu dhe thuaj ku i gjetët milionat.

Ndërkohë Xhaçka e ka cilësuar si një turp fjalimin e mbajtur nga Shehaj në Kuvend, madje e ka sfiduar që çështjen ta çojë në Kushtetuese.

Xhaçka: “Nuk ka turp më të madh se të vish këtu në padijen tënde. Dhe të blesh tekstin në politikë sot, ju ftojë që të çoni çështjen në Kushtetuese. Do merrni dhe përgjigje. Por informohuni mbi çështjet dhe të mos vini këtu për të linçuar njerëz të biznesit.”

“Ju nuk i bëni detyrat e shtëpisë para se të vini këtu dhe merrni vëmendjen” /abcnews.al/