Coronavirusi po vazhdon të përhapet në mbarë globin dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës mbetet izolimi në shtëpi. Këtë gjë po bën dhe mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, i cili po përpiqet të qëndrojë pozitiv në këto momente jo të lehta.
”Unë jam mirë, çdo gjë po shkon mirë. Karantina është e vështirë për të gjithë, por unë po shikoj anën pozitive të saj pasi po kaloj më shumë kohë me familjen time. Po bëj disa gjëra që nuk i bëja në përditshmërinë time. Po stërvitem çdo ditë, madje më shumë se sa zakonisht”, deklaron italiani për “PSG TV”.
”Përpara ndeshjeve ne nuk kishim kohë për tu stërvitur apo t’u rikuperonim nga dëmtimet e vogla. Jam me fat pasi në shtëpi kam një pistë dhe vrapoj çdo ditë, duke mbajtur sado pak formën”, mbyll Verratti. /abcnews.al