Shegushe Bebeti: Shfaqja “Lulet e Idës së Vogël” sjell mesazhe për natyrën

schedule17:33 - 17 Mars, 2022

schedule 17:33 - 17 Mars, 2022

Shegushe Bebeti ka një jetë mes kukullave,  ku ka skalitur personazhe fort të dashur për fëmijë. Kësaj here ajo vjen nën petkat e regjisores në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental për shfaqjen. “Lulet e Idës së Vogël”.

Kjo pjesë sjell mesazhe edukuese për natyrën dhe ambientin. Rolet kryesore regjisorja ia ka besuar brezit të ri të cilët ëndërrojnë skenën. Bebeti thotë se spektatori më i sinqertë është ai i fëmijëve.

Ida  dëshiron të bëhet balerinë dhe të vallëzoj me lulet. Këtë histori vajza e vogël e quajtur Ida, e ka dëgjuar nga një student.

Ajo dëshiron shumë t’i shohë këto vallëzime. Dhe kur nata bie, Ida shikon me sytë e saj se është e vërtetë dhe se lulet vallëzojnë vërtet natën. Mirëpo ajo nuk e di se lulet nuk duhet të këputen, se edhe ato kanë një “zemër” dhe që të lulëzojnë gjatë , duhet të kujdesesh për to.

Marrëdhënia miqësore që ajo ka me prestigjatorin, një personazh i zgjuar dhe magjistar, ia qartëson këtë gjë dhe ajo në fund ju kërkon falje luleve dhe i mbjell ato përsëri që kur të vij pranvera ato të lulëzojnë sërish.

Shfaqja “Lulet e Idës së vogël” do të jetë në skenën e Teatrit Eksperimental këtë fundjave dhe në vijim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!