“Shefqet Ndroqi” me 4 pacientë me Covid 19, shtohen tre pacientë të rinj

schedule10:32 - 3 Prill, 2020

schedule 10:32 - 3 Prill, 2020

Ka shkuar në katër numri i pacientëve të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i shndërruar prej pak ditën në COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se këtë të premte janë shtruar tre pacientë të rij, përveç të resë e cila ishte prekur me koronavirus dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Postimi i plotë:

5️⃣ respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️

#Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!