Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se spitali COVID 2, “Shefqet Ndroqi”, tashmë e ka përfunduar misionin e tij, duke deklaruar se ai tashmë i rikthehet normalitetit.
“Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.
Duke u shprehur se Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, ka trajtuar mbi 60 pacientë, ministrja Manastirliu ka falenderuar stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimn gjatë situatës së vështirë të epidemisë.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3011037042324488/

