Shefja e SHISH nga Kosova/ Flitej prej një viti, Vlora Hyseni në krye të shërbimeve

schedule20:30 - 17 Mars, 2023

schedule 20:30 - 17 Mars, 2023

Nuk do të jetë më Olian Kanushi, në krye të Shërbimit Informativ Shtëtëror, i komanduar në detyrën e kreut prej gushtit të 2022.

Kryeministri Edi Rama këtë të premte herët në mëngjes, i shkoi në zyrë Presidentit Bajram Begaj, me një emër me vete, për të marrë drejtimin e inteligjencës kombëtare.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”

Siç do e ketë detyrën, ka edhe profilin mjaftë të kufiziuar të informacionit e propozuara e Ramës për kreun e SHISH.

Vlora Hyseni aktualisht është këshilltare e kryeministrit për sigurinë.

Në këtë detyrë, ajo erdhi pasi shërbeu si zëvendësdrejtore e Agjencisë Inteligjencës së Kosovës, për jo më shumë se 4 muaj.

Kjo pasi ka qenë një vendim i kryeministrit Albin Kurti dhe presidents Vjosa Osmani, që e shkarkuan, në prill të 2021.

Vlora Hyseni do të duhet të marrë firmën në dekret, nga Presidenti Begaj, për të nisur detyrën në krye të SHISH./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!