Shefi i ushtrisë së Polonisë: Duhet të përgatitemi për konflikt në shkallë të plotë

schedule19:21 - 10 Korrik, 2024

schedule 19:21 - 10 Korrik, 2024

Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm, tha të mërkurën shefi i shtabit të forcave të saj të armatosura, ndërsa vendi rrit numrin e trupave në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Marrëdhëniet e Polonisë me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainën fqinje më 24 shkurt 2022, duke nisur një luftë që ende po zhvillohet, shkruan Reuters.

“Sot, ne duhet të përgatisim forcat tona për konflikt në shkallë të plotë, jo një konflikt të tipit asimetrik”, tha në një konferencë shtypi shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Wieslaw Kukula.

“Kjo na detyron të gjejmë një ekuilibër të mirë mes misionit kufitar dhe ruajtjes së intensitetit të stërvitjes në ushtri”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!