Shefi i UNRWA: Kemi fonde për refugjatët palestinezë deri në gusht

schedule16:29 - 25 Qershor, 2024

schedule 16:29 - 25 Qershor, 2024

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka nënvizuar boshllëkun e financimit, duke thënë se agjencia ka një buxhet deri në fund të gushtit.

Philippe Lazzarini tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se ai i referohet buxhetit të rregullt, i cili është “shtylla kurrizore” e organizatës që mbulon 30,000 staf, shkruan Al Jazeera.

“Ne i kemi paratë deri në fund të gushtit dhe në thelb kemi ende një mungesë prej rreth 100-140 milionë dollarë për të arritur në fund të vitit,” tha Lazzarini.

Në lidhje me financimin e apeleve emergjente, ai deklaroi se apeli për territorin e pushtuar palestinez financohet nga 15-18 për qind, ndërsa apeli për Sirinë është rreth 15 për qind.

“Këto dy apele janë shumë të pafinancuara, gjë që na pengon, për shembull, të bëjmë shpërndarjen e parave të gatshme ose shpërndarjen e ushqimit në Siri dhe Liban dhe në Gaza,” theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!