Shefi i UNMIK-ut flet në Këshill të Sigurimit për ngjarjet në veri të Kosovës

schedule17:09 - 15 Tetor, 2021

schedule 17:09 - 15 Tetor, 2021

Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin n në fjalën e tij këtë të premte në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur lidhur me zhvillimet në veri të Kosovë ku ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve.

Në fjalën e tij ai ka theksuar se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës.

 “Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kreu i UNMIK  tha sipas policisë disa protestues kanë shtënë me armë drejt tyre.

“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sipas policisë së Kosovës disa protestues kanë shtënë me armë drejt policisë”,  është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al