Shefi i spiunazhit të Ukrainës: Janë bërë disa përpjekje për të vrarë Putinin

schedule15:52 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:52 - 15 Korrik, 2024

Shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov deklaroi se ka pasur disa tentativa për të vrarë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Por siç mund ta shihni, ato ishin të pasuksesshme”, citohet të ketë thënë Budanov për New Voice, një media ukrainase, shkruajnë mediat e huaja.

Gjenerali nuk tha se në çfarë bazohej pretendimi i tij.

Ai gjithashtu nuk tha nëse shërbimet e tij apo të tjera të inteligjencës ukrainase mund të ishin përfshirë në planet për vrasjen e presidentit rus.

Megjithatë, Budanov ka bërë komente provokuese në të kaluarën, si formë e luftës psikologjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!