Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për President, nesër socialistet japin “bekimin” (Procedurat)

schedule17:43 - 3 Qershor, 2022

schedule 17:43 - 3 Qershor, 2022

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, është kandidati për President të Republikës që ka propozuar Partia Socialiste.

Emri është bërë i ditur nga kryesocialisti dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së PS, doli në një deklaratë për mediat ku bëri të ditura edhe detajet e diskutimit të kandidaturave.

Gjatë mbledhjes socialistët shqyrtuan short-listën me 10 emra për President dhe në fund zgjodhën një për ta propozuar si pasues të Ilir Metës.

Bajram Begaj i dalë nga Kryesia, më pas do të kërkojë mbështetje me firma, të paktën 20, siç detyron Kushtetuta.

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për Presidentit. Me dështimin e 3 të parëve pas asnjë emër, tashmë do të jenë vetëm socialistët që do të do zgjedhin me 74 mandatet e tyre në Parlament.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e votimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha se nuk ka sens që PD të marrë pjesë më në këtë proces. Por deputetët e Rithemelimit do të jenë të pranishëm në këtë proces, kjo e konfirmuar nga ish kryeministri Berisha.  Berisha tha sot gjatë konferencës për shtyp se do të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme në Kuvend por theksoi se vota e tij do të jetë kundër çdo kandidature të PS.

/abcnews.al