Shefi i OKB-së: Shumë pacientë të spitalit Al Shifa në Gaza do të vdesin nëse nuk evakuohen

schedule18:36 - 3 Prill, 2024

schedule 18:36 - 3 Prill, 2024

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi të mërkurën se shumë pacientë të spitalit Al Shifa në Gaza do të vdesin nëse nuk evakuohen.

“Njerëzit që kanë nevojë për evakuim mjekësor do të rriten dhe evakuimi mjekësor tashmë është i ngadalshëm. Njerëzit do të vdesin sepse nuk do t’i marrin shërbimet as nga Shifa, as për shkak të evakuimit të ngadaltë. Procesi i evakuimit duhet të përshpejtohet. Përndryshe do të humbasim shumë njerëz. Do të humbasim shumë jetë.” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Forcat izraelite, të cilët u larguan nga spitali në qytetin e Gazës të hënën pas një operacioni dy-javor, arrestuan qindra militantë të dyshuar palestinezë dhe lanë një pjesë të ndërtesave të shkatërruara.

Izraeli tha se vrau qindra luftëtarë të Hamasit që ishin vendosur atje. Hamasi dhe stafi mjekësor mohojnë se luftëtarët ishin të pranishëm./abcnews.al