Shefi i OKB-së i kërkon presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë trupat e tij të sulmojnë Ukrainën

schedule04:24 - 24 Shkurt, 2022

schedule 04:24 - 24 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i tha presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë “sulmin ndaj Ukrainës” dhe t’i japë paqes një shans, duke folur në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën mbrëma raporton “CNN”.

“Dita ishte plot me thashetheme dhe indikacionet për një ofensivë kundër Ukrainës ishin të pashmangshme. Në të kaluarën e afërt, ka pasur disa situata me indikacione të ngjashme, thashetheme të ngjashme. Dhe unë kurrë nuk besova në to, i bindur se asgjë serioze nuk do të ndodhte, “i tha Guterres këshillit. “Isha gabim. Dhe do të doja të mos gaboja më sot”.

“Pra, nëse me të vërtetë po përgatitet një operacion, unë kam vetëm një gjë për të thënë nga thellësia e zemrës sime: President Putin, ndaloni trupat tuaja të sulmojnë Ukrainën. Jepi paqes nje shans. Shumë njerëz kanë vdekur tashmë”.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!