Shefi i OKB-së, Antonio Guterres thotë se është absolutisht thelbësore që të ketë një furnizim masiv me ndihma humanitare në veri të Gazës.
“Kjo do të thotë hapja e më shumë pikave hyrëse, kjo do të thotë një përqendrim i përpjekjeve të të gjitha entiteteve pa pengesa pa kufizime nga pala izraelite në mënyrë që të jetë në gjendje të shpëtojë popullin e Gazës veriore në rrezik të afërt nga uria,” tha Guterres në Aman gjatë një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm të Jordanisë, shkruan Al Jazeera.
Ai shtoi: “Shumë fëmijë sot tashmë po vdesin nga uria”.
Guterres deklaroi gjithashtu se bllokimi nga Izraeli i dërgesave të ndihmës nga UNRWA në Gazën veriore ishte “i papranueshëm” dhe përsëriti qëndrimin e tij mbi një ofensivë të mundshme tokësore kundër Rafah, duke theksuar se kjo mund të çojë në një “situatë humanitare katastrofike”./abcnews.al