Shefi i OBSH-së presion Kinës: Të japë informacion për origjinën e COVID-19

schedule20:36 - 6 Prill, 2023

schedule 20:36 - 6 Prill, 2023

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri presion Kinës të enjten për të ndarë informacionin e saj në lidhje me origjinën e COVID-19.

“Pa akses të plotë në informacionin që ka Kina, nuk mund të thuash këtë apo atë”, tha Ghebreyesus në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me origjinën e virusit, shkruan Reuters.

“Të gjitha hipotezat janë në tryezë. Ky është pozicioni i OBSH-së dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi kërkuar Kinës që të jetë bashkëpunuese për këtë”, shtoi ai.

Virusi u identifikua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor 2019, përpara se të përhapej në mbarë botën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!