Shefi i OBSH-së: Gaza përballet me degradimin sistematik të sistemit shëndetësor

schedule23:48 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 23:48 - 12 Dhjetor, 2023

Drejtori i Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se ai diskutoi “situatën e rëndë” në Gaza gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Indonezisë dhe Autoritetit Palestinez, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Në një deklaratë të shkurtër të postuar në X, shefi i OBSH tha se agjencia shëndetësore e OKB-së “do të vazhdojë të mbështesë civilët dhe personelin shëndetësor në çdo mënyrë të mundshme”.

“Por ne kemi nevojë për qasje të qëndrueshme, të sigurt dhe të shkallëzuar për ta bërë këtë. Dhe kjo është e mundur vetëm me armëpushim”, tha ai.