Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po forcohen.
Rutte ka njoftuar se edhe për Ukrainën, aleatët po përgatisin ndihma miliardëshe.
“SHBA-ja dhe NATO-ja po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt drejt investimit më të madh në mbrojtje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë. Për Ukrainën, aleatët po përgatisin miliarda të tjera ndihmë + kontribute për garancitë e sigurisë”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.

