Shefi i inteligjencës amerikane: Rreziku për luftë s’ka qenë kurrë më i lartë

schedule22:10 - 13 Shkurt, 2018

schedule 22:10 - 13 Shkurt, 2018

Kreu i shërbimeve amerikane të inteligjencës ka deklaruar se rreziku për një konflikt të tretë botëror nuk ka qenë kurrë më i lartë. Duke raportuar në Kongres, Dan Coats e ka vënë theksin tek rreziku që vjen nga ekspansioni kinez dhe ai rus.

Rreziku për konflikte të reja botërore, përfshirë ato mes fuqive të mëdha, nuk ka qenë kurrë më i lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Alarmi është dhënë nga drejtori i inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Dan Coats, i cili ka raportuar në Kongresin amerikan.

Coats ka nënvizuar se Kina dhe Rusia do të përpiqen të zgjerojnë më shumë dhe në mënyrë agresive sferat e tyre të influencës. “Gara mes shteteve do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Coats, i cili ka cilësuar Korenë e Veriut dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Iranit si rreziqet më të mëdha që i kanosen botës. Ndërkohë, ka shtuar ai, Rusia po influencon në fushatat elektorale në botën perëndimore, duke u bërë gati për zgjedhjet e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.

“Bashkimi Europian dhe qeveritë kombëtare europiane do të hasin vështirësi në hartimin e një qasjeje të përbashkët për një sërë sfidash që kanë të bëjnë me sigurinë. Dhe kjo e dobëson botën perëndimore”, ka thënë më tej Coats. Ai ka shtuar se problemet më akute të kontinentit të vjetër janë emigracioni, destabiliteti i zonave periferike të BE-së, kërcënimi terrorist në rritje dhe ndikim rus në zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!