Shefi i EULEX-it dhe shefja e operacioneve të NATO-s flasin për sigurinë në Kosovës

schedule16:57 - 28 Mars, 2023

schedule 16:57 - 28 Mars, 2023

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Wigemark përmes një postimi në Twitter, ku ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore.

Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”, ka shkruar shefi i EULEX-it.

Ai gjithashtu kanë thënë se diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!