Drejtori i CIA-s: Nuk ka informacione që Putin është sëmurë

schedule07:42 - 21 Korrik, 2022

schedule 07:42 - 21 Korrik, 2022

Nuk ka asnjë informacion se Presidenti rus, Vladimir Putin është në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s.

Kohët e fundit ka pasur spekulime në rritje të pakonfirmuar se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, kishte probleme me shëndetin dhe mund të vuante nga knceri.

Por William Burns tha se nuk kishte prova për ta vërtetuar këtë, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”.

William Burns, në 2014 shërbeu si ambasador në Moskë

Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.

Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla.

Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë, tha se ai kishte vëzhguar dhe marrë me liderin rus për më shumë se dy dekada./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!