Shefi i CIA-s në Prishtinë/ Arifi: Burns duhet të kërkojë që Kosova t’i kthehet dialogut dhe të koordinojë veprimet me aleatët

schedule16:22 - 22 Gusht, 2024

schedule 16:22 - 22 Gusht, 2024

Shefi i CIA-s William Burns, ndodhet në Kosovë në një vizitë të paparalajmëruar. Sipas mediave në Kosovë Burns, ndodhet në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.

Lidhur me këtë vizitë ka folur në “Ballkan Update”, ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, i cili ka thënë se pret që Burns të kërkojë që Kosova t’i ndërpresi praktikat e veprimeve të njëanshme, t’i kthehet dialogut dhe të koordinojë veprimet me vendet aleate.

Sipas Arifit, kjo vizitë vjen me kërkesë të vetë Burns, që Kosova duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe duhet në çdo veprim të koordinohet me vendet kryesore që e mbështesin atë.

 “Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, sepse vjen në një kohë kur bota është duke u çrregulluar. Javën e kaluar ne kemi parë një dimension të ri në Ukrainë, ku forcat ukrainase kanë depërtuar thellë në territorin rus, pastaj mundësia mes Izraelit dhe Iranit dhe një lufte rajonale është gjithnjë e më e madhe. Mirëpo, kjo është shumë herë dhe dihet qartë, që Rusia me të vërtetë është e interesuar të krijojë një zonë krize dhe potenciale do të ishte Bosnja. Ekziston një rritje e gadishmërisë së SHBA që të reagojnë shpejt dhe që të parandalojnë këtë situatë në Ballkan.

Një ndër shqetësimet e vendeve të BE ka qenë se mosshpallja e pavarësisë do të destabilizojë rajonin, shpallja e pavarësisë përkundrazi dhe politika e Kosovës që kemi parë gjithë ato vite e kanë stabilizuar rajonin. Kosova nuk ka qene lajm i pasigurisë në vitet 2008. Në vitet e fundit që nga ardhja e kryeministrit Kurti dhe me veprimet e pakoordinuara të befasueshëm për partnerët dhe për SHBA, ka ardhur situate në mënyrë të tillë ku me të vërtetë kemi qene afër destabilizimit të situatës dhe pastaj kemi pasur dhe sulme që vazhdon t’i bëjë Serbia si faktor kryesor dhe kjo vizitë vjen me kërkesa të drejtorit të CIA, që Kosova duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe duhet në çdo veprim të koordinohet me vendet kryesore që mbështesin Kosovën. Pra, unë pres që drejtori i CIA do të kërkojë që Kosova t’i ndërpresi këto praktika të veprimeve të njëanshme, t’i kthehet dialogut dhe të koordinojë veprimet me vendet aleate”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!