Shefi gjobëvenës mbetet në qeli/ GJKKO cakton masën e sigurisë për Gazmir Precin

schedule11:48 - 17 Gusht, 2024

schedule 11:48 - 17 Gusht, 2024

 Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli ish shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi. Ai akuzohet per korrupsion dhe shperdorim detyre, pasi permes shantazhit i ka kerkuar 20 mije euro pronarit te nje lokali ne zonën e plazhit ne Durres.

Përpara togave të zeza, Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendinim se është baba i tre fëmijëve. Në dëshminë e tij ish shefi i antidrogës mohoi te kete kercenuar dhe t’i kete kerkuara para biznesmenit

Preci tha se nuk ka patur dijeni për paratë që ishin brenda një pakoje që po i jepte pronari i një lokali në Durrës.

Preçi pretendon se ai i ka kërkuar takim në zyrën e tij të punës por ai nuk ka pranuar. Pasi janë takuar në Tiranë pronari i lokalit i ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh.

Por, nga verifikimet, paratë që i janë gjetur Gazmir Preçit në flagrancë gjate arrestimit në xhepin e pasmë të makinës së tij, përkojnë me numrat seriale të parave që Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë dhënë biznesmenit, për t;ja dorezuar preçit, pasi denoncoi rastin e skemës së gjobvënies.

Momenti I marrjes së parave është dokumentuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore dhe prokororia e posaçme me pamje filmike.

Shefi i sektorit kunder trafiqeve dhe droges ne policine e Durresit Kryekomisar Gazmir Preçi, i cili u arrestua pas hetimeve të kryera nga SPAK dhe AMP, ka qene i ndaluar dhe me heret i dyshuar per perfshirje ne kultivim kanabisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!