Shefi ekzekutiv i Boeing njofton dorëheqjen

schedule14:07 - 25 Mars, 2024

schedule 14:07 - 25 Mars, 2024

Shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun do të japë dorëheqjen nga prodhuesi i avionëve deri në fund të këtij viti, sipas një deklaratë të kompanisë. Firma është nën presion, pas shpërthimit të derës së emergjencës në janar.

Calhoun mori rolin e shefit ekzekutiv në fillim të vitit 2020 pasi dha dorëheqjen shefi i mëparshëm, Dennis Muilenburg. Boeing  ka pasur problem prej më shumë se 5 vite me avionët e tij, duke përfshirë dy përplasje fatale të 737 Max në 2018 dhe 2019 që vranë 346 njerëz.

Problemet kanë çuar në më shumë se 31 miliardë dollarë humbje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!