Shefat e policisë ankohen për heqjen e telefonave: Radiot nuk kanë valë

schedule14:25 - 25 Janar, 2020

schedule 14:25 - 25 Janar, 2020

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zbarkuar mbrëmjen e së premtes në Shkodër, për të bërë një bilanc në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2019, ku është njohur nga afër dhe me shqetësimet e shefave të policisë në këtë qark.

Shefat e policisë i kanë shprehur shqetësimin e tyre për eleminismin e telefonave, urdhër i dhënë tre ditë më parë nga kreu i Policisë Veliu. Në shqetësimin e tyre e kanë nisur mbi faktin se në disa zona të largëta si Vau Dejësi por edhe të tjera radiot nuk kanë valë.

Nga ana tjetër drejtori Veliu ishte i prerë në këtë diskutim duke thënë që në mënyrë absolute askush nuk duhet që ta përdor telefonin por vetëm radion e policisë për çështje pune dhe raportime të ndryshme policore.

Urdhri:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!