Italia arriti një fitore të madhe dje ndaj Belgjikës me shifrat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, ku do përballet me Spanjën pas tre ditësh.
Në minutën e 31 Nicolo Barella shënoi golin e avantazhit për Italinë, por gjatë zhvillimeve të atij aksioni ndodhi një episod shumë qesharak, nëse do donim ta interpretonim kështu.
Ciro Immobile u përplas në zonë me një nga mbrojtësit e Belgjikës dhe ra në tokë2, duke pretenduar se kishte pësuar goditje dhe u rrokullisur në zonë.
https://streamable.com/jlwhg1
Sulmuesi u çua menjëherë pasi Barella tundi rrjetën dhe shkoi të festonte me shokët, si të mos kishte pësuar asnjë goditje dhe të mos kishte ndodhur asgjë.
Alan Shearer një nga shënuesit më të mirë të historisë së Premier League nuk qesh nga ky rast. Në një intervistë për mediet angleze, ish-sulmuesi shprehet se ai veprim ishte tërësisht i papërshtatshëm.
“Ai moment nuk më bën të qesh aspak sepse është patetik. Shikoni sesi ai i hedh një vështrim arbitrit para se të kuptojë gjithçka që ka ndodhur. Patetike dhe turpshme, kështu mendoj unë”, tha Shearer. /abcnews.al